Wake Up/ Robert Berisha : Kam arsye pse nuk bashkëpunoj me Era Istrefin

04/07/2019 12:33

Robert Berisha është një nga emrat më të përfolur të medieve rozë, jo vetëm në Kosovë por edhe në Shqipëri.

Ai sapo ka publikuar dy këngë të reja, klipin solo “S’të njoh më” dhe një bashkëpunim me Mimoza Mustafën me titull “Krejt i boj”. Kënga e tij më e fundit është provokuese edhe në titull, duke marrë parasysh edhe komentet që kanë vënë në pikëpyetje lidhjen e tij me Norën. Roberti ka realizuar disa këngë solo dhe disa bashkëpunime me artistë të njohur të skenës. Ndër to, një ndër këngët më të suksesshme është edhe hiti që ai ka realizuar me Norën, me titull “S’ka inat”. Ai ka më shumë se 20 vite që punon si muzikant dhe në 2016 vendosi të ketë një karrierë solo si këngëtar. I ftuar në ” Ëake Up”, Roberti tha se kënga e tij më e fundit” S’të njoh më” nuk i është dedikuar asnjë njeriu, aq më tepër bashkëshortes së tij, Norës. Ndërkaq ai foli edhe për artistët me të cilët nuk do të bashkëpunonte, duke renditur edhe arsyet.

Top Channel