Wake Up/ Parisi nuk lejon më autobusët turistikë; shkaktojnë kaos

04/07/2019 12:36

Parisi mbetet një ndër vendet më të vizituara në botë, lidhur me këtë autoritetet e qytetit kërkojnë të ndalojnë autobusët turistikë nga qendra e qytetit për të nxitur vizitorët të ecin në këmbë ose të përdorin transportit publik, kjo si pasojë e ankesave dhe shqetësimeve të shkaktuara nga turizmi masiv, tha nënkryetari i kryeqytetit francez.

Emmanuel Gregoire u shpreh: “Situata në Paris nuk është aq e keqe sa në Venecia apo në Barcelonë të cilët kanë mjaftueshëm turistë, por Parisianët janë të shqetësuar për fluksin e autobusëve turistikë. Ne nuk duam “anarkinë totale” të autobusëve turistikë në Paris …. Autobusët nuk janë më të mirëpritur në zemër të qytetit”, përfundoi ai. Në Paris kalojnë dhjetëra autobusë hop-on, hop-off dykatësh me të cilët turistët vizitojnë monumente kryesore. Ky ligj i ri i Francës mbi lëvizshmërinë do t’u japë autoriteteve lokale më shumë kompetenca për të rregulluar trafikun lokal dhe opsione të reja si për shembull lëvizja me biçikleta apo skuterat elektrike. Franca është vendi më i vizituar në botë, duke thyer një rekord prej 89.4 milion vizitorësh vitin e kaluar, nga 86.9 milionë në vitin 2017.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA