Policia e Vlorës ka asgjësuar disa bimë kanabis sativa në një zonë në territorin e fshatit Lapardha të Selenicës.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes policia ka gjetur dhe asgjësuar fidanë kanabis sativa, si dhe ka gjetur të fshehura 2 armë zjarri një automatik model 56′ dhe një pistoletë model 54′ si dhe municion luftarak.

Në vijim të veprimeve është arrestuar në flagrancë shtetasi J. L., 29 vjeç, banues në fshatin Lapardha.

Gjithashtu, janë shpallur në kërkim 2 shtetas të tjerë; R. L. 28 vjeç dhe M. L., 28 vjeç, me banim në fshatin Lapardha, si bashkëpunëtorë të implikuar në lidhje me ngjarjen, ku vijon puna për kapjen e tyre.

Po në vijim të veprimeve për dokumentimin e plotë të kësaj vepre penale, u procedua në gjendje të lirë për veprën penale “Moskallëzim Krimi”   shtetasi A. L, banues në fshatin Lapardha, pasi dyshohet se ka patur dijeni për ngjarjen.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve” të kryera në bashkëpunim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA