1 në 8 infermierë pinë ilaçe për të qëndruar zgjuar në punë pasi hulumtuesit thonë se stafi i rraskapitur është përgjegjës për mijëra gabime fatale në spitale.
Ky studim i kryer në më shumë se 1.000 infermierë në SHBA ka gjetur se 13% e tyre pinë ilaçe për të qëndruar vigjilentë, 31% vuajnë nga pagjumësia kronike ndërsa pothuajse 100,000 vdekje ndodhin çdo vit në spitalet amerikane për shkak të ‘gabimeve mjekësore’. Ky hulumtimi u krye nga Universiteti i Oklahoma dhe u drejtua nga Dr Francis Christian i cili u shpreh: “Ne ishim të befasuar nga numri i infermierëve që vuanin nga çrregullime të zakonshme të gjumit, sidomos nga pagjumësia kronike”. Kurrë më parë nuk ishte studiuar se sa e zakonshme është pagjumësia dhe privimi i gjumit në mesin e personelit mjekësor në SHBA ndaj hulumtuesit këtë studim e realizuan me 1.165 infermierë, të cilët i pyetën mbi zakonet e tyre të gjumit. Rezultatet treguan se 13 % e infermierëve pinin medikamente për të qëndruar zgjuar gjatë orarit të punës ndërsa më shumë se 200,000 infermierë kanë lënë punën në spital që nga viti 2010, tregojnë shifrat zyrtare.
Top Channel