Krislen Keri, drejtor i Aviacionit Civil Shqiptar tha në ” Wake Up” se gjatë këtij viti është rritur ndjeshëm ndërgjegjësimi i udhëtarëve që kërkojnë të respektohen të drejtat e tyre gjatë udhëtimeve.
Duke qenë se jemi në nisje të pikut të sezonit turistik, që regjistron edhe pikun e fluturimeve dhe problematikave në vonesa dhe anulime, Autoriteti i Aviacionit Civil u bën thirrje pasagjerëve që për çdo paqartësi ose problem me kompanitë ajrore të kontaktojnë sektorin për të drejtat e Pasagjerëve që AAC ka hapur prej 2 vitesh në Aeroport. Autoriteti i Aviacionit Civil shprehet se të gjithë pasagjerët që kanë plotësuar formularët e ankimimit dhe ka kaluar afati prej 6 javësh, duhet të rikontaktojnë përsëri kompanitë ajrore që kanë pasur fluturimin për t’u njohur me statusin e fluturimit të tyre.
Top Channel