“Meta nuk ka përkrahjen e PS”, reagon ashpër Grida Duma
03/07/2019 22:27
Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi duke shpjeguar çështjen e shkarkimit të Presidentit të Republikës, deklaroi në emisionin Open se Ilir Meta nuk e ka mbështetjen e Partisë Socialiste pasi ka shkelur Kushtetutën ngaqë ç’dekretoj 30 qershorin.
Ka ndërhyrë menjëherë ish-deputetja e PD-së, Grida Duma, duke thënë se “ju po shkarkoni Presidentin se nuk e pëlqeni më”.
“Kjo është një qasje skandaloze”, tha ish-deputetja e PD-së, e cila analizoi situatën duke shtuar se Presidenti i vendit është i vetmi pushtet që mund të ndikojë mbi palët dhe atë që është i vetmi pushtet i pa marrë nga mazhoranca PS do ta largojë ende pa ngritur Gjykatën Kushtetuese.
Top Channel