Top Channel mëson se kryesia e Partisë Socialiste ka vendosur që Komisionin hetimor Parlamentar për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta ta drejtojë Ulsi Manja, i cili është edhe kryetar i Komisionit të Ligjeve. Në krah të Manjës do të jenë tetë deputetë të mazhorancës, si dhe deputetët e opozitës së re parlamentare.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se në këtë komision nuk do të ketë asnjë nga 55 deputetët që firmosën kërkesën për shkarkimin e Ilir Metës nga posti i Presidentit të Republikës.

  55 firma për të shkarkuar Metën; PS dorëzon në Kuvend listen me 9 shkeljet e Presidentit

Mazhoranca ka nisur procedurat për shkarkimin e Metës pas dekretit të këtij të fundit për të shfuqizuar 30 qershorin si datë për zgjedhjet lokale.

Ndërkohë, kryeparlamentari Gramoz Ruçi ka mbledhur mesditën e sotme Konferencën e Kryetarëve ku do të diskutohet mbi komisionin ‘anti-Meta’.

  PS analizë të thellë të 30 qershorit, zbardhen porositë e Ramës në mbledhje

Top Channel