Pas përfundimit të zgjedhjeve Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Velija i rikthehet punës.

Veliaj ka inspektuar përfundimin e punimeve në segmentin e tretë të “Bulevardit të ri”, ku më pas do të fillojnë punimet, për sheshin fundor.

“Jam shumë i kënaqur që pas zgjedhjeve i rikthehemi punës normale, iu rikthehemi kantiereve të qytetit tonë, i rikthehemi Tiranës, e cila vitin tjetër përgatitet të mbushë 100 vjeç. Këtu jemi në hapësirën që do identifikojë 100 vitet e ardhshme të Tiranës. Nëse bulevardi i vjetër ishte i këtij 100 vjetori të parë, Bulevard i Ri besoj i ka shtruar të gjithë infrastrukturën për Tiranën e 100 viteve më pas, në atë që duam ta quajmë zonën Fin – Tech, pra e financave dhe e teknologjisë për qytetin”, është shprehur Erjon Veliaj.

Sheshi në fund të këtij bulevardi do të jetë i ngjashëm me sheshin ” Nënë Tereza”.

“Projekti ‘Lloci’, e thonë tironsit, për nja 4 vite. Çfarë ndodhi, ndodhi, por u munduam të rikuperonim shumë shpejt kohën që humbëm në ato 4 vite. Më vjen mirë që tani jemi gati vetëm për sheshin monumental, që duam të bëjmë në fund të Bulevardit dhe mezi pres të shqyrtojmë 10-15 aplikimet e para që na kanë ardhur për zhvillime. Dua të falenderoj kolegët tanë nga Fondi i Abu Dhabit që besuan tek ne. Më kujtohen ditët e para të hezitimit, por fakti që patën besim, që i dhanë një shans të dytë administratës së re, që të rikuperonim kohën e humbur, më bën të ndihem shumë krenar”, ka thënë në fjalën e tij Kryetari i Bashkisë.

Tashmë përgjatë “Bulevardit të ri”, do të projektohen dhe ndërtime të reja dhe zhvillimi i Tiranës do të përqendrohet pikërisht në këtë aks, në katër vite të ardhshme premtoi Veliaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA