Blendi Klosi ka reaguar për herë të parë në OPEN, pas lajmit të publikuar në media, ku thuhej se kryeministri kishte bërë për ujë të ftohtë ministrin, pasi ishte kapur duke pirë kafe me Fahri Balliun.

I pyetur nga drejtuesja Eni Vasili rreth ngjarjes, Klosi as nuk e konfirmoi dhe as nuk e mohoi përplasjen me kryemistrin Edi Rama, por as kafen me Fahri Balliun.

Debati:

Eni Vasili: Ke marrë kritika të rënda në Kryesinë e PS, për një kafe me Fahri Balliun

Klosi: Nuk nxjerr asnjë fjalë se çfarë bëhet në forumet e Partisë Socialiste. Kam shumë vite në politike, por nuk kam folur kurrë për bisedat në PS.

“Edhe njeriu më i përulur nuk do të kishte dashur të ishte në vendin e Klosit sot” , mësohet t’i jetë drejtuar kryeministri, Blendi Klosit në mbledhjen e Kryesisë së PS.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA