A e konsideroni veten jo të përpiktë në takime? Të gjithëve na ka ndodhur të shkojmë vonë në takime, por kur këto vonesa bëhen të vazhdueshme, atëherë shndërrohen në problem.
Lidhur me këtë shkenca jep këto shpjegime. Një nga shpjegimet më të dukshme dhe më të zakonshme është gabimi i planifikimit të orarit. Shumica e personave që vonohen kanë tendencë që të nënvlerësojnë kohën e nevojshme që iu duhet për të përfunduar një detyrë. Sipas psikologut Roger Buehler në Kanada, mesatarisht e nënvlerësojmë kohën për të përfunduar një veprim gati në 40 %. Për ta kapërcyer këtë pengesë, duhet të mësojmë nga përvojat e kaluara dhe për të mos i kryer detyrat përkatëse në momentin e fundit para se të nisemi për në takim. Një tjetër shkak i mundshëm i vonesave të vazhdueshme ka të bëjë me tiparet e personalitetit. Sipas një studimi të Jeff Conte të Universitetit të San Diegos, ata që tentojnë të shpërndajnë vëmendjen në punë të shumta në të njëjtën kohë, janë më të prirur për të mos qenë korrekt. Për të gjithë personat që vonohen shpesh në takime këshillohet të mbajnë një agjendë javore me afate më të shkurtra, por çdo 30 minuta dhe t’i kujtojnë vetes shpesh që nuk mund të jenë në dy vende në të njëjtën kohë.
Top Channel