Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutave në Shëngjin të Lezhës. Në aksidenti janë përfshirë një makinë dhe një motoçikletë.
Si pasojë e aksidenit ka humbur jetën shtetasi me iniciale E.N 27 vjeç i cili ishte drejtues i motoçikletës dhe është plagosur rëndë shtetasi A.P i cili ishte pasagjer në motoçikletë.
I plagosuri është dërguar në spitalin e Traumës ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
Ja njoftimi i plotë i policisë:
Në afërsi të Lapidarit, Shëngjin, mjeti me drejtues shtetasin L.Ç., banues në Prizren është përplasur me një motoçikletë me drejtues shtetasin E.N., banues në Lezhë.
Si pasojë e përplasjes, ka ndërruar jetë drejtuesi i motoçikletës shtetasi E.N, ndërsa është transportuar në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë për jetën shtetasi A.P.,banues në Lezhë që ndodhej si pasagjer në motoçikletë.
Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Top Channel