Disa njerëz, kryesisht shtëpiaket, kalojnë orë të tëra të ulura përpara televizorit duke parë filma, seriale apo programe nga më të ndryshme.
Por një studim i publikuar së fundmi ka treguar se kjo gjë është më e dëmshme sesa të qëndrosh ulur në karrigen e punës përgjatë gjithë ditës. Studimi, i botuar në Journal of the American Heart Association, mori në analizë rreth 3.500 persona dhe krahasoi sjelljen dhe shëndetin e tyre për një periudhë 8 vjeҫare. Hulumtuesit nga Universiteti i Kolumbias zbuluan se të parit televizor shoqërohet me probleme kardiovaskulare dhe rrezik për vdekshmëri më të lartë krahasuar me ata që po ashtu qëndrojnë të ulur por për shkak të punës, të paktën në masën 50 %. Madje qëndrimi ulur duke ndjekur televizor është cilësuar po aq i dëmshëm sa edhe pirja e duhanit. Mund të ndodhë që shumica e njerëzve priren të shikojnë televizor për orë të tëra pa u zhvendosur, ndërkohë që shumica e punonjësve dalin shpesh nga tavolina e tyre për një kafe, cigare, për të shkuar në një zyrë tjetër apo për të drekuar. Gjendja shëndetësore komplikohet edhe më shumë kur konsumojmë edhe ushqime të pashëndetshme teksa shikojmë programet tona të preferuara.
Top Channel