Ditët e fundit Organizata Botërore e Shëndetësisë ka ngritur alarmin se ka një rritje të madhe të pacientëve që preken nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme.
OBSH verifikon më shumë se një milion raste të reja të prekurve në të gjithë botën nga infeksione nga më të lehtat deri tek ato vdekjeprurëse. Edhe në Shqipëri numri i pacientëve që preken nga këto infeksione ka ardhur duke u rritur, por problemi më i madh është se më së shumti këto sëmundje po prekin adoleshentët. Një raport i fundit nga INSTAT, i titulluar “Burra dhe Gra” i viti 2019, ka treguar se meshkujt prekur nga SST janë më të shumtë në numër. E ndërsa numri rritet, problemi më i madh është se pacientët shqiptarë e shohin ende si tabu të drejtohen tek mjeku, t’i trajtojnë ato si duhet, duke marrë shpesh herë edhe mjekimin e gabuar.
Top Channel