
Një ditë më parë në të gjithë Republikën e Shqipërisë u mbajtën zgjedhjet vendore, menjëherë pasi procesi i votimit u mbyll, filloi dhe numërimi i votave. Për këtë arsye pranë ambienteve të KZAZ-ve kemi kemi komisionerët dhe anëtarët e saj. Ku nuk mungojnë dhe vëzhguesit.
“Jam këtu për monitoruar votat. Po i numëroj ato një për një. Ishte proces demokratik”, thotë Klodeta Dibra, anëtare e këshillit bashkiak.
“Një ditë e lodhshme, por jemi drejt përfundimit”, thotë Artur Tugu, anëtar i KZAZ-së.
Po çfarë mendojnë qytetarët për këto zgjedhje? Lexoni disa prej komenteve të tyre:
“Rrëmujë e madhe, zgjedhje koti.”
“Nuk vototva, nuk dua të votoj.”
“Po është e drejta ime të votoj dhe bëra zgjedhje të qeta.”
“S’kam interes fare për zgjedhjet.”
Top Channel