“Më është djegur shpirti, ishte një bombë e madhe”, Ingrit Gjoni përlotet teksa flet për humbjen e motrës së saj: Vetëm kur të martoj djalin… 24/10 08:10
Duhet të kalonin tri ditë intensive me bisedime për të ardhur te marrëveshja përfundimtare. Mino Raiola, menaxher i Kostas Manolas, ka gjetur gjuhën e përbashkët me drejtuesit e Napolit për një kontratë 5-vjeçare me pagë mbi 4 milionë euro neto në sezon.
Tashmë pritet vetëm kërkesa formale e futbollistit që të zbatuar klauzolën e largimit prej 36 milionë eurosh. 33.3 milionë shkojnë për Romën dhe 2.7 milionë për vetë futbollistin.
Kjo marrëveshje do të zhbllokojë edhe kalimin e mesfushorit Amadou Diawara te klubi verdhekuq.
Top Channel