Spektakli i humorit “Portokalli” u ndal mbrëmjen e së premtes në Gjirokastër, për një shfaqje plot humor e muzikë.

Një publik i gjerë i mbërritur edhe nga rrethinat ndoqi për rreth 2 orë programin e përshtatur me batuta, nga Gjirokastra dhe Jugu.

Portokalli solli momente shumë të ndezura muzikore dhe disa performanca spontane. Aktorët dhe prezantuesit thanë se ju është dashur të punojnë shumë me batutat lokale për ti sjellë ato origjinale.

Erdit Asllanaj tha se shfaqja ishte ndër më të bukurat që Portokalli ka realizuar deri tani në turet shëtitëse.

E gjithë mbrëmja solli surpriza të shumta dhe shumë momente humori që ndërvepruan edhe me publikun.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA