E ardhmja e Moratës/ Chelsea kërkon 55 milionë euro

29/06/2019 18:06

Atletico Madrid orët e fundit po përballet me një problem të ri që ka të bëjë me të ardhmen e Alvaro Moratës.

Skuadra spanjolle duhet të aktivizojë opsionin për blerjen e kartonit të sulmuesit, përndryshe Morata do të kthehet në Stamford Bridge, një kusht ky që nuk pritej aspak nga drejtuesit e ‘Los Colchoneros’.

Sipas asaj që publikohet te ‘Telegraph’, Blutë e Londrës nuk kanë ndërmend të bëjnë asnjë lëshim dhe i kërkuan Atleticos që të paguajnë menjëherë 55 milionë Euro që është klauzola e kontratës së futbollistit edhe pse në merkaton e janarit ai u transferua te Atletico për 18 muaj. Sipas marrëveshjes mes dy klubeve, Atletico mund të paguajë këtë klauzolë në fund të sezonit 2019/2020, por anglezët mund të kërkojnë që të paguhen për Moratën më shpejt.

Një kërkesë e tillë është një goditje e fortë për Atletico Madrid i cili do të paguajë edhe 120 milionë Euro për Joao Felix, ndërkohë që ka blerë edhe Llorente e Lodi repsektivisht për 40 dhe 25 milionë Euro. Megjithatë, Atletico ka siguruar edhe përfitime nga merkatoja e transferimeve sic është shifra e 150 milionëve të siguruara nga shitja e Rodrigos dhe Hernandez, ndërkohë që asaj pritet t’i shtohet edhe ajo e 120 milionë Eurove nga shitja e Griezmann.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA