Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka përzgjedhur diplomaten Yuri Kim për postin e ambasadores në Tiranë. Njoftimi është bërë publik në faqen zyrtare të Shtëpisë së Bardhë. Që prej majit të 2018-ës, Ambasada e SHBA në Tiranë nuk kishte një drejtues, pas largimit të ambasadorit Donald Lu.
Yuri Kim është zyrtare e lartë e shërbimit të jashtëm amerikan, e cila ka punuar në poste kryesore dhe ka mbuluar rajone të shumta, duke përfshirë Kinën, Korenë e Veriut, Turqinë, Irakun dhe NATO-n. Ajo ka qenë Shefe e Shtabit të Zëvendëssekretarit të Shtetit, 2015-2017, si dhe ka drejtuar Zyrën për Sigurinë Evropiane dhe Çështjeve Politike-Ushtarake.
Kim ka qenë Konsulle Politike në Ankara dhe në Bagdad dhe anëtare e delegacionit të SHBA-së në bisedimet që synojnë denuklearizimin të Koresë së Veriut.
Top Channel