Wake Up/ Zbulimi; rreth 1.5 milion vjet më parë në Evropë kanë jetuar zogj që peshonin sa një ari polar

28/06/2019 13:17

Një zbulim i fundit tregon se rreth 1.5 milion vite më parë në Evropë kanë jetuar disa specie të rralla që cilësohen si zogj gjigant dhe arrinin një peshë deri në gjysmë ton.

Zogjtë fluturues mendohet se kanë arritur në kontinentin tonë në kohën kur erdhën edhe njerëzit e parë nga Afrika. Hulumtuesit zbuluan kockën fosile të kofshës së një prej këtyre specieve, ndërsa gërmuan një shpellë në gadishullin e Krimesë në bregun verior të Detit të Zi. Është hera e parë që një zog i tillë i këtyre përmasave është identifikuar në hemisferën veriore. Analiza e eshtrave të gjata 40cm dhe mbetjeve të tjera datojnë midis një periudhe 1.5-1.8 milion vjeçare ose edhe në një kohë pak më të vonë. Zogjtë e mëdhenj mund të kenë qenë një burim i vlefshëm i mishit, eshtrave, puplave dhe vezëve për njerëzit e atëhershëm që zbarkuan në këtë kontinent. Nikita Zelenkov, një paleontolog në Akademinë Ruse të Shkencave, tha se kur ai e mori për herë të parë kockën e kofshës për studim mendonte se duhet të ishte nga një elefant i ngordhur nga Madagaskari, pasi asnjë specie e ngjashme nuk ishte raportuar në Evropë. Por inspektimi i detajuar zbuloi se zogu ndoshta i përkiste një specieje të lashtë të quajtur “Pachystruthio dmanisensis”, rreth 3.5 metra e gjatë e që mund të peshonte rreth 450 kg, tre herë më e madhe sesa një struc i zakonshëm dhe pothuajse sa një ari polar.

Top Channel