Wake Up/ Fëmijët kanë nevojë për 12 përqafime në ditë, për t’u rritur të lumtur dhe inteligjentë

28/06/2019 13:15

Të gjithë kemi përjetuar fuqinë e një përqafimi. Por për fëmijët ky gjest i thjeshtë është akoma dhe më i rëndësishëm.

Dhurimi i përqafimeve në sasinë e duhur mund t’i ndihmojë ato që të rriten të sigurt, të lumtur dhe inteligjentë. Psikoterapistja e famshme amerikane, Virginia Satir thotë: “Ne kemi nevojë për 4 përqafime në ditë për të mbijetuar, 8 përqafime në ditë për të na dhënë mbështetje dhe 12 përqafime në ditë për t’u rritur”. Meqenëse fëmijët janë në një fazë të vazhdueshme rritjeje, numri minimal i përqafimeve që duhet të garantohet për ta është pikërisht 12, por nëse janë më shumë, kjo është edhe më e mirë. Nuk ka nevojë të numërojmë sa herë i përqafojmë fëmijët tanë, as nuk duhet të ketë ndonjë arsye për ta bërë këtë, pasi ky gjest duhet të vijë spontanisht. Prindërit gëzojnë periudhën e rritjes së fëmijëve dhe shpesh nënvlerësojnë rëndësinë dhe vlerën që ka për ta ky gjest kaq i natyrshëm dhe njerëzor. Përqafimi e bën fëmijën të ndihet i dashur, i mbrojtur dhe i lumtur, duke krijuar një bazë të rëndësishme për sigurinë e tij personale e cila është thelbësore për të ditur se si të lidhet më mirë me botën e jashtme. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me pikëpamjen e psikoterapistëve dhe edukatorëve të fëmijëve, pasi dhe kërkimet shkencore kanë arritur të tregojë përparësitë e përqafimit te fëmijët. Për shembull, studiuesit në Spitalin e Fëmijëve në Ohajo kanë zbuluar se sa më shumë të përqafojnë një fëmijë, aq më shumë truri i tyre ka mundësi të zhvillohet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA