LIVE/ “Pa ne, sot Europa do të fliste gjermanisht ose japonisht”, Trump fjalim të fortë në Davos: Dua Groenlandën, nëse thoni ‘jo’, nuk do t’ua harroj kurrë
Kryeministri Edi Rama ka vijuar replikat në distancë me kryeopozitarin Lulzim Basha, në një kohë tensioni mazhorancë opozitë po rritet me afrimin e 30 qershorit. Rama kërkon nga Basha që të marrë përgjegjësitë edhe për deklaratën e Zef Hilës, kryebashkiakun e Vaut të Dejës së shkarkuar sot, që, sipas Ramës, ka akuzuar kreun e PD-së për djegien e shkollës.
“Artist, dil jepi xhevap Zef Hilës që tha shkollën e dogje ti me atë fotokopjen e shëmtuar të enveristëve më kokëboshë të 91shit, Aleanca e Demokratëve a si e quan ti! Dil Artist, se është koha të marrësh përgjegjësi për dyfytyrësinë e javës së fundit, hidh gurin e fshih dorën”, shkruan Rama.
Në një reagim të dytë, Rama komenton shkresën e Voltana Ademit, e cila urdhëron punonjësit e bashkisë së Shkodrës që të jenë në punë të shtunën dhe të dielën.
“Dhe meqë jemi tek dora jote e fshehur dhe gurët e tu të hedhur, po këtë shkresën e kësaj Qamile Haxhiut të Shkodrës e ke urdhëruar ti apo e ka bërë në kokë të vet kjo molotokratja? Dil sqaroje Artist ç’është ky pasion për punë në ditë pushimi në një bashki që ka 4 vjet në gjumë”, thotë Rama.
Top Channel