Blogerja dhe moderatorja simpatike Argjira Spanca, ishte e ftuara e radhës në “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon, për të folur rreth eksperiencës së saj në “E Diell” dhe jetës së re në Tiranë
Blogerja dhe moderatorja simpatike Argjira Spanca, ishte e ftuara e radhës në “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon, për të folur rreth eksperiencës së saj në “E Diell” dhe jetës së re në Tiranë.
Gjira tregoi se është përshtatur shumë mirë me ambjentin e ri, madje ka krijuar edhe shumë miq, me të cilët kalon një pjesë të madhe të kohës. Megjithatë fundjavat e blogeres janë kryesisht të prenotuara nga e ëma, e cila nuk nguron ta vizitojë shpesh.
Argjira tregoi se ka një lidhje të fortë e të veçantë me të , aq shumë saqë u përlot sapo fotoja e së ëmës u shfaq në led.
“Me mamin jam shumë e lidhur, për shkak se kur kam qenë në moshën 10-të vjeçare, babi ka ndërruar jetë dhe jeta na ka lidhur shumë. Mamin e kam shumë pikë të dobët”, tha e përlotur Gjira.
Top Channel