Kryeministri Edi Rama ka inauguruar rrugën e re Fier-Vlorë, që shkurton distancën me 35 minuta kohë.

“Më në fund historia e pafundme e ngërçit të rrugës së Fierit gjatë sezonit turistik, merr fund me hapjen e njërës anë të bypass-it, duke e lehtësuar shumë ndjeshëm qarkullimin drejt jugut dhe anasjelltas”, shkruan Rama në facebook.

I shoqëruar nga ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku, drejtoresha e ARRSH-së Sonila Qato, kreu i Bashkisë Fier Armando Subashi dhe deputetë të zonës, Rama ka përshkruar disa metra të rrugës së re që zgjidh një problematikë shumëvjeçare.

Nuk kanë munguar edhe batutat gjatë lëvizjes së kryeministrit.

Balluku: 35 minuta më pak na duhen për të shkuar në Vlorë.

Rama: 35 minuta më pak edhe 5 vjet dru kokës, dru, të shara, mallkime uf!

Balluku: Policia rrugore ka marrë të gjitha masat për të siguruar gjithçka.

Rama: Një kontratë e çmendur, një kompani e çmendur, një histori e çmendur, një çmenduri çdo sezon edhe të gjitha kokës. Rama ik! Oboboboo…

Tani jemi përpara. O Zot shyqyr, ishte një turp i madh ajo histori. Shqipëria turistike që lloste aty tek ajo gropa si filxhan, pupuuu.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA