Sarri kërkon trofetë: E vështirë përsëritja te Juve’

27/06/2019 21:37

Trajneri i ri i Juventus Maurizio Sarri u rikthye të flasë për aventurën e tij këtë sezon me kampionët e Italisë, duke ripërsëritur se do të jetë e vështirë fitorja e trofeve.

Një javë nga konferenca e prezantimit te “ardhezinjtë”, italiani nuk foli për emra konkretë në merkato, për ekipin ku ai deshi me ngulm të drejtojë.

“Ishte momenti të rikthehesha në shtëpi dhe Juventus ishte skuadra që më kërkoi me bindje, me një sinkronozim mes drejtuesve. Kjo më befasoi edhe pse është një trashëgimi e vështirë pasi të përsëritësh çfarë u bë në 5 vitet e fundit, nuk do jetë e lehtë. Dua që ekipi të mbajë disa karakteristika nga ai i Alegrit. Filozofia do të jetë e ndryshme por nuk duhet ta humbim atë anë pozitive që në 99% kishte Juve para meje”, është shprehur Sarri.

Në ditët e fundit është përfolur gjithmonë e më shumë blerja e talentit holandez De Ligt, për të cilin Juve do të paguajë 80 milionë Euro te Ajaks. Nëse formalizohet, kjo do të jetë një transfertë e cila do të garantojë muskuj dhe ide në prapavijën e kampionëve të Italisë, për të paktën disa vjet.

Top Channel