
Një sipërfaqe prej 9.3 hektarësh që njihet sot si “Njolla e zezë” e Marinzës është lënë në mëshirë të fatit nga kompania Albpetrol. Dikur këtu bëhej dekantimi i naftës bruto por sot përveç braktisjes, kanalet që dikur shërbenin për kullimin e ujit, janë shndërruar në vendgrumbullime të mbetjeve hidrokarbure. Si pasojë e rritjes së temperaturave, ndotja përhapet kudo.
Specialistet e naftës thonë se pastrimi i kësaj zone duhet bërë me urgjencë. “Në stinën e verës aktivizohen dhe çlirohen shumë gazra. Madje dhe kanalet janë të tejmbushura. Rreziku më i madh është nga bymimi që bëhet. Këto rrjedhje shkon në kanalin e hidroforit”, tha Qani Redhi specialist nafte.
Në zonën e dekantimit në Marinzës ndodhën më shumë se 20 depozita me kapacitet prej mijëra ton, por krejtësisht të amortizuara prej 25 vjetësh. Në Marinzës ka 4 465 metra linear kanale të mbushur me mbetje hidrokarbure, ndërsa 8740 metër linear kanale të ndotur ndodhen në Zharrës. Veç ndotjes në nivele të larta të ajrit, kanalet kullues të mbushur me mbetje hidrokarbure derdhën në kolektor, e më pas në detin Adriatik.
Top Channel