
Gjatë stinës së verës subjektet që tregtojnë prodhime të ndryshme ushqimore rritet dhe për këtë arsye numri i inspektimeve që ka kryer Autoriteti Kombëtarë i Ushqimit për periudhën maj-qershor është tepër i lartë.
Gjithsesi janë realizuar 647 kontrolle zyrtare, nga të cilat 570 inspektime janë programuar sipas planit të masave për sezonin turistik. Gjatë këtyre inspektimeve është vënë re se pothuajse gjysma e operatorëve të biznesit ushqimorë shkelin ligjin e Sigurisë Ushqimore, për pasojë janë bllokuar 4.8 ton ushqime nga pijet alkoolike, e deri tek nënproduktet e qumështit.
“Janë realizuar 647 kontrolle, ku gjithsej janë vendosur 317 masa administrative ‘paralajmërim’ dhe 54 masa administrative ‘Gjobë’ me vlerë 16 milion lekë të reja si dhe 6 ndërprerje aktiviteti”, tha Martin Menkshi, AKU, TIRANË
Po kush janë problematikat më të shpeshta që has AKU në tregun ushqimor?
” Problematika më e shpeshtë që ne hasim janë hedhja në treg e produkteve të skadauara, shpesh subjektet tregtojnë duke mos pasur licencën përkatëse kanë mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë dhe mungese të kushteve higjieno-sanitare” , tha Menkshi.
Top Channel