“Pushteti i të heshturve” është një libër socio-psikologjik nga autorja Susan Cain i cili zbërthen konceptet ekstrovert dhe introvert.
Ky botim vjen edhe në shqip nga gazetari Gentian Minga dhe secili prej nesh mund ta gjejë veten aty pasi sipas studimeve më shumë se 1/3 e njërëzve janë introvertë. Jo pak herë personat të cilët janë të një natyre introverte shikohen si problemetikë nga shoqëria, pa e kuptuar personalitetin e tyre unik. Ekstrovertët, nga ana tjetër cilësohen si histori suksesi dhe ata ushtrojnë një lloj presioni dhe bulizmi mbi ata që janë të ndryshëm duke dashur t’i ndryshojnë sjelljen dhe qëndrimet e tyre. Shpesh, introvertët detyrohen të shtiren si ekstrovertë, njësoj si homoseksualët që shtiren si heteroseksualë për shkak të paragjykimeve. Pra, e gjithë kjo situatë krijon një lloj frustrimi përballë presionit social.
Top Channel