Opioidet, veçanërisht heroina, mbetet droga kryesore për të cilën njerëzit në Europë marrin trajtim, me gjurmët e tyre që janë të pranishme edhe në pjesën dërrmuese të overdozave fatale në rajon.

Sipas agjencisë së Kombeve të Bashkuara për drogat dhe krimin, 37 për qind e pranimeve për trajtime të specializuara për varësinë nga drogat në Europë, kanë të bëjnë me përdorimin e opioidëve.

Heroina është shkak kryesor por edhe shtimi i opioideve jo mjekësore, farmaceutikë, në Europën perëndimore dhe qendrore, po ashtu kontribuojnë. Sipas raportit, dekada e fundit ka sjellë edhe një zgjerim të një tregu dinamik drogash sintetike dhe ilaçesh të tjera dhe këto substanca të reja, dhe kombinimet mes tyre përbëjnë një rrezik të madh.

Në fakt, heroina e kombinuar me substanca të tjera, është prezente në pjesën më të madhe të overdozave fatale në Europë, me të dhënat e fundit që tregojnë një rritje të numrit të vdekjeve me shkak heroinën. Edhe përdorimi i ekstazisë duket se po rritet në Europë me pudrën e pastër dhe format kristalinë të drogës që po bëhen gjithnjë e më të disponueshme.

Po ashtu, në vendet e Europë qendrore dhe perëndimore po rritet edhe përdorimi i kokainës. Evropa lindore dhe jug lindore po ashtu ka shifra të larta të personave të moshave nga 15-64 vjeç që injektojnë drogën, katër herë më shumë se mesatarja globale.

Top Channel