Wake Up/ Chennai, një nga qytetet më të mëdha indiane që rrezikon të mbetet pa ujë

25/06/2019 12:17

Chennai është një nga qytetet më të populluara në Indi me rreth 5 milionë banorë, po rrezikon të mbetet pa ujë, duke vënë kështu në pikëpyetje edhe jetesën e banorëve të tij.

Sondazhet satelitore nga qershori 2019 tregojnë se rezervuari kryesor i lumit “Lake Puzhal”, i cili furnizon 40% të qytetit, po mbaron. Të katër rezervat primare të qytetit janë pothuajse të thara dhe banorët po mundohen të sajohen me puse të improvizuara. Mungesa e shirave për një kohë të gjatë dhe temeraturat e larta kanë sjellë këtë situatë problematike. Çdo mëngjes, miliona banorë dalin për të mbushur kanaçe dhe enë me ujë nga kamionët e ujit shtetëror që lëvizin në të gjithë qytetin. Disa banorë marrin kuotën e tyre të racionuar të ujit çdo ditë, ndërsa të tjerët e marrin atë një herë në javë. Banorët nuk kanë ujë as për të pirë, as për të gatuar. Madje edhe në spitale apo në shkolla ka mungesë uji. Edhe pse qeveria ka premtuar se do të sigurojë mënyra alternative për të furnizuar banorët me ujë, ata besojnë se thatësira do të jetë afatgjatë. Banorët janë këshilluar që të mos konsumojnë shumë pije alkoolike, ҫaj apo kafe për t’ju ruajtur të nxehtit. Vitin e kaluar India rezultoi si një ndër 6 vendet më të nxehta në botë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA