Wake Up/ Algoritmi që parashikon suksesin e yjeve të kinematografisë

25/06/2019 12:17

Një grup studiuesish ka krijuar një sistem automatik, i cili duke analizuar miliona CV, do të ishte në gjendje të parashikonte nëse karriera e një aktori do të arrijë kulmin ose nëse është në situatë kritike.

Studiuesit në Universitetin Queen Mary në Londër në fakt kanë zhvilluar një sistem llogaritës që duke analizuar CV-në, do të ishte në gjendje të parashikonte me një saktësi prej 85% nëse karriera e një aktoreje ose aktori do të “shpërthejë” apo është e destinuar të mbetet në vend numëro. Nëse kjo pyetje deri më tani i ishte lënë më shumë intuitës, sot studiuesit tregojnë se kjo mund të zbulohet me anë të një llogaritje matematikore bazuar në arritjet e tyre. Për përgjigjen e kësaj pyetje shkencëtarët e “Queen Mary” janë të sigurt.
Pse do thoni ju? Ata kanë analizuar profilet e më shumë se 2.4 milion aktorëve dhe aktoreve që gjenden në Internet Movie Database (ose IMDb, faqja Amazon që ruan të dhëna dhe informacione mbi filma, seri televizive, aktorë, drejtorë etj.) dhe kanë vërtetuar se suksesi dhe dështimi i një karriere fsheh periudha ulje dhe ngritje. Për shembull, është zbuluar se 7 nga 10 karriera në botën e kinemasë dhe të serive televizive janë jetëshkurtër, por gjithashtu ka raste kur aktorët vazhdimisht gjejnë punë. Por jo vetëm kaq, studiuesit zbuluan se aktorët meshkujt janë më të sukseshëm sesa koleget e tyre femra.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA