Ndarja nga jeta e Rezana Çelikut, mesazhi prekës i aktorit Sokol Balza: Nuk më besohet, si ike shoqja ime dhe na le… 22/08 12:50
“Verë dhe Portokalle” është ndalur në qytetin e Ersekës duke sjellë humor dhe gjallëri për qytetin e vogël.
Sheshi qendror i qytetit u mbush disa orë para nga banorët të cilët rrallëherë kanë mundësi të shijojnë aktivitete argëtuese. Duke shijuar spektaklin për mëse dy orë publiku shoqëroi me entuziazëm aktorët në batutat e tyre.
Me batuta humori për Ersekën por edhe rolet e tyre të njohura nga të gjithë protagonistët e spektaklit teksa shijuan duartrokitjet vlerësuan pjesëmarrjen.
“Verë dhe portokalle” për Ersekën ishte eventi më i madh veror që u ndal në këtë qytet, duke sjellë të qeshura por edhe shumë atmosferë.
Top Channel