10 vjet pas vdekjes se tij, adhuruesit e Michael Jackson thonë se ai vazhdon të mbetet “Michael-i i madh”, pavarësisht akuzave për abuzime më të mitur që e kanë errësuar figurën e mbretit të popit.
Në shëtitoren e famës në Hollywood, ylli i këngëtarit legjendar vazhdon të shndërrij fort, turistët admirojnë kërcimtarët e rrugës që nderojnë figurën e tij, ndërsa dyqanet e suvenireve shijojnë përfitime të mëdha, megjith zhgënjimin e zemeraten qe ngjalli dokumentari “Leaving Neverland”, qe dilte me pretendimin se Michael kishte abuzuar me fëmijë të mitur.
“Edhe pas transmetimit të dokumentarit nga HBO, unë pata po aq vëmendje nga njerëzit, për të mos thënë më shumë se përpara!!! Duket sikur e gjithë kjo solli efektin e kundërt, sikur ishte një lloj publiciteti. Nuk thonë kot: nuk ka publicitet te keq!”, tha Antoine Baynes, kërcimtar.
“Unë vetë nuk i besoj akuzat që kanë ngritur kundër tij. Them se lidhet çdo gjë me paratë dhe vëmendjen; njerëzit duan ta shfrytëzojnë figurën e tij edhe pas vdekjes”, tha Hooman Nazemi,turist holandez.
“Per mua Michael-I eshte Michael, nuk ka te dyte!”, tha Sheyla Potes, touriste nga Panamaja.
Edhe stafi I Madame Tussauds thotë se statuja prej dylli e Jackson vazhdon te mbetet një prej objekteve që tërheq me shume vizitore.
Ylli i popit ndërroi jetë 25 qershorin e vitit 2009 në Los Angeles.
Dy vjet me vonë, një Gjykatë e gjeti mjekun e tij, Conrad Murray fajtor për vrasje pasi i kishte dhënë këngëtarit një mbidozë ilaçi Propofol për t’a ndihmuar të flinte.
Top Channel