Një javë para 30 qershorit, kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj në një takim me familjet e reja në kryeqytet u kërkoi prindërve që votën e tyre ta jepnin për të të ardhmen e fëmijëve. Veliaj u siguroi se zgjedhjet në Tiranë s’do të kenë pengesa.

“Dua t’ju garantoj se në Tiranë s’do të kemi asnjë problem, për ne 30 qershori do të jetë një ditë feste, ku me fëmijët për dore do vendosim se kush punon për fëmijët, kush punon për të ardhmen dhe kush do të na mbajë peng në të kaluarën. Nuk dua t’ju flas për fushatë sepse besoj se në Tiranë fokusi tek fëmijët ka qenë fushata më e mirë që kemi bërë në këto 4 vjet. Por, ajo që dua nga ju është që, kur të shkoni te këndi i lodrave, se zakonisht aty shkojnë edhe prindërit me kasketë që protestuan kundër ndërtimit të këndit, t’u thoni hiqeni kasketën, nuk ka nevojë të fshiheni, të gjithë bëjmë gabime, ajo që ka rëndësi është që të mos mendojmë më për shefat e partisë, por të mendojmë pak më shumë për fëmijët”- tha Veliaj.

Sipas Veliaj fëmijët e shqiptarëve po përdoren nga opozita, ndaj dhe këta të fundit kanë arsye të fortë për të votuar.

“E keni vënë re kur protestat janë të dhunshme, vënë kalamajtë e shqiptarëve, kur protestat janë paqësore marrin kalamajtë e tyre. Kështu që, vetëm ky shpjegim ju tregon se kalamajtë tanë janë mish për top, jepu dinamit, jepu fishekzjarr, jepu Molotov, edhe t’i bien qeverisë, ndërkohë që kur vjen puna tek kalamajtë e tyre nuk rrezikojnë. Tani unë them më qartë se kaq nuk na ka folur kurrë politika”, tha kryebashkiauku Veliaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA