Kryeministri Edi Rama po vazhdon me turin elektoral ku në këto momente ndodhet në qytetin e Gjirokastrës. Ai foli para banorëve për zhvillimin që sjell Partia Socialiste dhe protestën e opozitës.

“ Vetëm PS mund ta shpëtojë Gjirokastrën. Ata e dinë që socialistët hapin rrugë. Keqardhje për opozitën, ata po tretën rrugëve. Ata kërkojnë të marrin peng zgjedhjet”- tha Rama.

Më pas kryeministri i etiketoi përsëri përfaqësuesit e opozitës si personat që i kanë shërbyer sistemit diktatorial të Enver Hoxhës.

“Ata në anë të rrugës si ‘enverista qorra’.Nuk do të mbahen mend për asgjë, e lanë PD-në rrugëve. Opozita është kthyer në një organizatë të dhunshme”- tha kryeministri Rama.

Përpara banorëve të Gjirokastrës Rama ironizoi edhe kundërshtarët: Sali Berishën, Lulzim Bashën, Monika Kryemadhin dhe Ilir Metën.

“Iliri është si hëna, herë e plotë e herë e paplotë. E qëlluam të plotë, qeverisëm së bashku dhe bëmë punë të mira. Tani të plotën e shikon Saliu. Edhe fallxhoria që shikon filxhanin shikon një gjarpër. Gjarpër që u bë tetë, 8 qershori. Bobo Ilir na shpëto nga 97”- ironizoi kundërshtarët Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA