Kandidatja e PS për bashkinë e Roskovecit, Majlinda Bufi ka reaguar pas deklaratës së Mitropolisë së Shenjtë të Apollonisë dhe Fierit, ku dënohej intervista e saj për ERTV brenda Kishës së Shën Kollit.

Bufi sqaron se kjo Kishë është objekt i Ministrisë së Kulturës dhe aty nuk ushtrohet aktivitet fetar. Ajo kundërshton edhe pretendimin e Metropolisë se ka bërë fushatë brenda Kishës, duke theksuar se aty dha vetëm një intervistë.

“Kisha e Shën Kollit është objekt i Ministrisë së Kulturës. Nuk bëra fushatë politike, por thjeshtë dhashë një intervistë. Nëse në këtë kishë do të ushtrohej aktivitet fetar jam dakord, por ai është thjeshtë një objekt monument kulture”, ka thënë kandidatja për bashkinë e Roskovecit”, shprehet Bufi.

Mitropolia e Fierit deklaroi se ajo intervistë ishte realizuar pa lejen e saj dhe përdorimin e Kishës për takime politike e konsideron “një Sakrilegj ndaj vendeve të Shenjta dhe fyerje të ndjenjave të besimtarëve, pasi ato janë vend lutje dhe adhurimi”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA