Anxhela Peristeri spikere lajmesh? Këngëtarja e njohur tregon eksperiencën e saj në vitet 2000

23/06/2019 15:51

Sot ne të gjithë e njohin Anxhela Peristerin si këngëtare, por dikur ajo ka prezantuar emisione televizive madje ka tentuar dhe të bëjë spikeren e lajmeve.

E ftuar në “E Diell” këngëtarja kujton se në vitet 2000 i ka bërë të gjitha tentativat për t`u futur në botën e artit pasi babai i saj punonte në Pallatin e Kulturës.

“Meqë ekonomia nuk ishte e duhura dhe s`mund të hyja menjëherë në fushën e këngës, provova njëherë veten tek lajmet, pastaj shkova tek Miss-i dhe në emisione të tjera si prezantuese. Si përfundim nuk e fitova audicionin” rrëfen me nostalgji Peristeri”.

Ndër të tjera Anxhela kujtoi se në fillimet e karrierës së saj, këngët e para teksa këndonte në festivalet e fëmijëve i dedikoheshin Zotit dhe se nuk i janë ndarë asnjëherë çmimet e para.

Jo më kot, këngëtarja korçare konsiderohet si një nga vokalet më të mira të skenës shqiptare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA