Në Këmishtaj të Lushnjës një parcelë prej 1,5 ha është mbjellë me bimë industriale, ku rritja e tyre po bëhet me standartin BIO.
Besnik Koçi, i cili po investon në teknologjinë e bimëve mjekësore, shprehet se produktet janë organike dhe të certifikuara nga BE. Klima jonë është e përshtatshme për rritjen e tyre.
Ambasadori zvicerian në Shqipëri Adrian Maitre, ka parë nga afër parcelat me bimët industriale. Sipas tij zhvillimi i sektorit privat është një nga kushtet e vendosura për vendin tonë nga BE. Shteti zvicerian nëpërmjet projekteve të tij, do të financojë ndërmarrje të tilla.
Teknologjia e përdorur për tharjen e tyre është e standarteve të reja europiane. Tharja e cila bëhet në dhoma të veçanta , ka shmangur humbjen e cilësisë së produktit, i cili më parë bëhej me metoda primitive. Ky është sektori që po punëson në zonat rurale, qindra familje. Zhvillimi i tij do të rrisë numrin e vendeve të punës.
Top Channel