Situata e David De Geas te Manchester United duket se ka ndryshuar shumë. Djajtë e Kuq nuk janë më të bindur për largimin e portierit spanjoll dhe kanë vendosur që të rihapin bisedimet me të për rinovimin e kontratës e cila skadon në verën e vitit 2020.
Sipas tabloidit britanik ‘The Sun’ Manchester United i kanë ofruar De Geas një kontratë të re 5 vjeçare me një pagë prej 391 mijë eurosh në javë, ose 20.3 milionë Euro në sezon.
Në këtë mënyrë klubi anglez pretendon të shuajë përfundimisht zërat për një largim të portierit spanjoll në drejtim të Paris Saint Germainit që është vënë në kërkim të një zëvendësuesi të Gianluigi Buffon.
Kjo nuk është oferta e parë për rinovim e marrë nga De Gea nga ana e Manchester United.
Kohë më parë spanjolli e refuzoi ofertën e mëparshme për zgjatjen e kontratës që përfshinte një pagë prej 17 milionë Eurosh.
Top Channel