Sot në mbrëmje nisin ndeshjet e raundit të fundit në grupe të Copa America. Në Arena Corinthians të Sao Paulos, Brazili do të përballet me Perunë në sfidën e fundit të Grupit A, një ndeshje që parashikohet të jetë me tone dramatike duke qenë se të dyja ekipet do të kërkojnë që të kualifikohen si fitueset e grupit.

Brazili dhe Peruja kanë të dyja nga 4 pikë një humbje e mundshme mund të bëjë që njëra prej tyre të përfundojë fazën e grupeve në vendin e tretë nëse Venezuela fiton ndaj Bolivisë. Te Brazili, trajneri Tite ka menduar të bëjë ndryshime sidomos në repartin e sulmit ku risia pritet të jetë aktivizimi i Everton dhe Gabriel Jesus në vend të Neres e Richarlison.

Përsa i përket Perusë, trajneri Ricardo Gareca nuk do të bëjë ndryshime dhe do të aplikojë skemën 4-2-3-1 me Farfan dhe Cueva në mbështetje të qendërsulmuesit Paolo Guerrero. Interesante është edhe sfida tjetër e Grupit A, pikërisht ajo mes Venezuelës dhe Bolivisë.

Venezuela vjen në këtë përballje pas barazimeve në 2 ndeshjet e para të Grupit A dhe mund të kualifikohet në çerekfinale si fituesja e këtij grupi nëse fiton e Bolivinë me 3 gola diferencë e nëse Brazili e Peruja barazojnë në sfidën mes tyre.

Trajneri Rafael Dudamel do të ketë në dispozicion të gjithë futbollistët me përjashtim të mesfushorit Arquimedes Figuera që ka pësuar një dëmtim në ligamentet e gjurit.

Të dyja këto ndeshje do të luhen në të njëjtën orë; në 21:00 me orën evropiane dhe do të transmetohen drejtpërdrejt nga paketa Supersport e Digitalb.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA