Aksidentet rrugore kanë shënuar ulje në maj të 2019, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Maji i këtij vitit numëron 40 aksidente më pak, se maji i 2018, duke rënë kështu me rreth 26%.

Po ashtu, pesë mujori i parë i këtij viti, ka më pak aksidente se pesë mujori i vitit të kaluar, me një rënie prej 11.5%. Numërohen 76 aksidente më pak.

Rënia e numrit të aksidenteve, ka sjellë edhe më pak të aksidentuar që mund të kenë mbetur të plagosur apo edhe të vdekur.

Maji i këtij viti, ka 58 persona më pak të aksidentuar se maji i vitit të kaluar,me një rënie prej rreth 29%. (grafik maj 2018-2019)

Po ashtu, maji i 2019-ës, ka 3 persona më pak të vdekur se maji i vitit të kaluar. (Grafik Maj 2018-2019)

Ndërsa po të krahasojmë periudhën Janar-Maj të 2018, me 2019, ky vit ka 2 persona të vdekur më pak.

Aksidentet e shkaktuara nga këmbësorët që shkelin rregullat e qarkullimi rrugor, majin e 2019, kanë pasur një rënie me rreth 30% krahasuar me majin e 2018-ës.

Megjithatë, numrin më të lartë të shkakut të aksidenteve e mbajnë drejtuesit e mjeteve. Në maj të 2019-ës, ata zënë 87% të numrit total të aksidenteve, krahasuar me majin e vitit të kaluar.

Megjithatë, pesë mujorin e këtij viti, drejtuesit e mjeteve, kanë shkaktuar 37 aksidente më pak se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA