Video/ Pamje tronditëse! Po luanin me çakmak pranë fuçive të naftës, dy të rinjtë filmohen kur hidhen në erë Një mbrëmje fantastike në një nga ambientet më të bukura të Elbasanit mbushi me tingujt e muzikës dhe zërin e mrekullueshëm të tenorit Kastriot Tusha muret mijëra vjeçare të kalasë.
I lindur dhe rritur ne Elbasan, Kastriot Tusha mori një emocion të veçante, jo vetëm nga publiku i ngrohtë, por sepse që sot ai vjen si qytetar nderi i këtij qyteti.
“U ndjeva shumë mirë për respektin që më është bërë nga qyteti i vendlindjes. Një qytet vërtetë i mrekullueshëm. Ndjehem krenar që kam lindur këtu. Një mbrëmje që u bë enkas për këtë publik dhe për surprizën që më bënë”, tha Kastriot Tusha.
“‘Nata Europiane’ është një udhëtim muzikor, i cili është vazhdimi i projekteve që kemi filluar me Kastriotin. Një shpresë më shumë. Është një projekt ku mbi të gjitha të ardhurat e mbledhura edhe na projektet e tjera, shkojnë për bamirësi”, tha Zeqir Tulkuqi, violinist.
Muzikantë të vjetër e të rinj, breza të tërë të rritur me kulturën e një qyteti plot tradita, nuk mund t’i mungonte kësaj mbrëmje zërat e mrekullueshëm të Ulpiana Aliajt dhe të të madhit Mehdi Zena.
Top Channel