Luis Enrike u largua nga posti i trajnerit të kombëtares spanjolle për motive personale, duke dhënë dorëheqjen pas muajsh të tërë mungese misterioze, edhe pse sjellja e tij siç tha federata, ishte ajo e një profesionisti.

Më pak se një vit nga emërimi i tij pas dorëheqjes së Fernando Hierros në fundin e botërorit të Rusisë, pankina e përfaqësueses iberike vuan një tjetër ndryshim të rëndësishëm që prek edhe ambiciet e saj për Europianin 2020.

Luis Enrike përmes një letre të shkurtër nuk shpjegoi motivet e largimit por i cilësoi si të rënda dhe familjare, duke kërkuar mirëkuptimin e tifozëve për largimin nga posti që ai kishte ëndërruar. Bilanci i trajnerit me La Rohan ishte 8 fitore dhe 2 humbje. Atij i atribuohet edhe vendi i parë në grupin F të kualifikueseve Euro 2020.

Vendi i ish trajnerit të Barcelonës është marrë përkohësisht nga zëvendësi i tij Robert Moreno, opsioni më i mirë për skenarin që Federata nuk e kishte parashikuar muaj më parë. 41 vjecari Moreno ka drejtuar kombëtaren spanjolle në 3 ndeshjet e fundit, të gjitha me sukses, ndërkohë që titullari i pankinës mungonte për motive personale, të njëjta që e çuan në dorëheqje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA