Bota moderne po ecën me një shpejtësi marramendëse dhe çdo ditë zbulohet diçka e re në aspektin teknologjik dhe sporti padyshim nuk mund të përjashtohet.

Për këtë mjafton të mendosh kampionatin e makinave elektrike Formula E, ndërkohë që edhe bota e motoçiklizmit duket se po shkon drejt kësaj rruge.

Por risia më e fundit ka mbërthyer sportin e Surfit teksa është krijuar tavolina elektrike e këtij sporti e-foil që mund të fluturojë ose të bëjë surf në ujë edhe në vende ku nuk ka dallgë.

Një gjë e tillë u pa në Francë, teksa kompania Takuma vendosi të provojë një tavolinë të tillë surfi teksa e bëri prezantimin e saj, në lumin Senë, në Paris, në zonën “Boulogne-Billancourt”.

Tavolina e-foil që vepron me telekomandë, arrin një shpejtësi deri në 35 km/h dhe kushton 6499 Euro. Qëllimi kryesor i kompanisë që e krijoi këtë është që të nxjerrë këtë tavolinë gjatë stinës së verës me shpresën që çdo vit të shitën 3500 tavolina të tilla

Top Channel