Izraeli u lejua të marrë pjesë në Eurovision 2026, nis bojkotimi nga disa shtete Në një punishte të vogël në perëndim të Japonisë, Hiroyoshi Chinzei, dhe stafi tij përgatisin me kujdes materialet për “washi”, letra më e hollë në botë.
Dikur një domosdoshmëri për jetën e përditshme të vendit, “washi”, që do të thotë letër japoneze, përdorej jo vetëm për të shkruar, por edhe për dyert e lëvizshme, ndarjet e dhomave, llampadarët e ombrellat. Historia e saj daton të paktën 1300 vjet më parë dhe është pjesë e trashëgimisë kulturore të Unescos, por arti i përgatitjes së kësaj letre po shuhet ngadalë, ndërsa vlera e saj në treg ka rënë me mbi një të katërtën gjatë dy dekadave të fundit.
“Është një letër e bëre kryesisht me fibra. Ka rezistencë dhe fleksbilitet, dhe është po aq e hollë sa lëkura e njeriut” ka thënë Hiroyoshi Chinzei, prodhues washi.
Duke përdorur si makineritë, ashtu edhe teknikat e punimit me dorë të përcjella nga brezi në brez, Chinzei dhe punonjësit e tij krijojnë një letër super të hollë, e cila përdoret edhe për restaurimin e objekteve të vjetra me vlerë kulturore.
Letra e Chinzei ka dhe një qëllim tjetër unik: shpëtimin e dokumenteve historike në muzetë dhe libraritë kryesore, duke përfshirë këtu Luvrin në Paris, British Museum dhe librarinë e kongresit në Washington, nga dëmtimi i tyre i mëtejshëm.
Washi konsiderohet si shumë më e qëndrueshme sesa ajo që japonezët e quajnë “letra perëndimore”, e cila nis e shpërbehet kur vjetërohet shumë.
Top Channel