Policia e Lezhës ka bërë të mundur arrestimin e autorit të dyshuar të vrasjes së Gjin Markut, ngjarje e ndodhur mëngjesin e sotëm në orën 07:30 në fshatin Merqi. Viktima ishte dhe kryeplaku i fshatit.  

Në pranga ka rënë shtetasi T. N., 50 vjeç, i cili ishte edhe mik me familjen. Ai u arrestua pas bashkëpunimit të policisë  me familjarët  e autorit të krimit. Gjithashtu u sekuestrua arma tip “Kallashnikov”, me të cilën dyshohet se ka kryer krimin.

Materialet iu referuan Prokurorisë Lezhë për veprime të mëtejshme hetimore, për veprat penale “Vrasje me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve  luftarake”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA