Edhe në bashkinë e Kavajës situata nuk paraqitet e qetë mëngjesin e sotëm. Ashtu si në disa bashki të tjera të vendit që drejtohen nga demokratët dhe të majtët e LSI, edhe në Kavajë mbështetësit e opozitës kërkojnë lirimin e ambienteve që po përdoren nga KQZ për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Mësohet se bashkia dhe protestuesit kërkojnë lirimin e ambienteve të KZAZ dhe i kanë vendosur afat Policisë deri në orën 16:00. Ata kërkuan lirimin e mjediseve të palestrës së Shkollës 9-Vjeçare “3 Dëshmorët”, ku është vendosur KZAZ.

Kryebashkiak në Kavajë është Isa Sakja, i cili fitoi mandatin në vitin 2017-të, në zgjedhjet e parakohshme që u zhvilluan pas largimit të Elvis Rroshit.

Sa i përket bashkive të tjera, në Shkodër dhe në Tropojë janë arrestuar disa persona që tentuan të merrnin në kontroll KZAZ-të.

  Zjarri në KZAZ-n në Shkodër dhe përplasjet në Tropojë, policia arreston disa persona

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA