Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj këmbëngul se konkluzionet e Këshillit të Bashkimit Europian në lidhje me liberalizimin e vizave po interpretohen ne mënyrë të gabuar.

Procesi i liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës nuk është zbehur, por është avancuar, ka deklaruar ai, ndërsa theksoi se nuk ka ende vendime, e as kritere shtesë, ka ka vetëm disa konkluzione.

“Deri më tani nuk ka qenë duke u konsideruar marrja e vendimit nga Këshilli, është hera e parë që kemi mbërri deri te konkluzionet, pra jo që nuk është zbehur, por po afrohet dita kur do ta marrim lajmin e shumëpritur”, tha Haradinaj.

Sipas tij, taksa 100 për qind të cilën Qeveria e Kosovës e ka vendosur për importet nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina paraqet problem në raportet ndërkombëtare të Kosovës, por kjo taksë theksoi ai, është vendosur ndaj Serbisë dhe nuk lidhet me liberalizimin e vizave, procesin integrues në BE apo me dialogun me Serbinë.

“Siç e dini, Kosova i ka zbatuar të gjitha kushtet, ndërkohë që taksa nuk përmendet në klauzolën për vizat”, tha Haradinaj.

Konkluzionet ndërkohë i komentoi dhe presidenti Hashim Thaçi, i cili tha se duke thënë se Bashkimi Europian po e trajton ndryshe Kosovën me shtetet tjera dhe se nuk po ia realizon kërkesën minimale që ka ajo krahasuar me vendet e rajonit, liberalizimin e vizave.

Thaci nuk la pas shigjetuar as qeverinë Haradinaj, duke thënë se po mungon një punë konstruktive dhe koordinim ndër institucional për veprime të cilat janë në interes të Kosovës.

Top Channel