Profesorët e atelierit të multi medias në Universitetin e Arteve zgjodhën që ekspozitën e fundit të këtij sezoni të studentëve t’ia kushtonin performancës. Ata u nisën nga nevoja organike që provohet në aktet krijuese për të eksperimentuar kufijtë e ngushtë të trupit dhe turpit.
Një kukull porcelani e mbajtur në mënyrën më të thjeshtë të mundshme, libra që grisen, një qenie e gjallë e pozicionuar si një skulpturë etj janë disa nga idetë e studentëve.
“Vepra ka lidhje me ndodhitë e brendshme ne botën e artit, u shpreh një nga studentët.
“Nesër pasi dalin nga shkolla këta në mënyrën e tyre të pavarur. Në atë inercinë e parë të pavarur të shohim a rezistojnë sot si artistë. Atëherë zgjedhim një medium që është më pak i pavarur. Por edhe nga pikëpamja stilistikore, e lojës së komunikimit hapësinor zgjodhëm pikërisht performancën, sepse i shkon kësaj galerie tashmë që është e gjitha e bardhë”, ka thënë kuratori i ekspozitës, Vladimir Myrtezai.
Aktet e studentëve janë të gjithë një thirrje e dukshme për vëmendje, për të thënë diçka, por ka edhe nga ato që e lënë performancën pa një zgjidhje.
“Ka raste kur kemi dhe zero kuptim. Janë thjesht akte, le të themi edhe provokuese, ndaj një publiku, i cili përherë e më pak po tregon shqetësim për artin, po tregon vëmendje për artin”, është shprehur një tjetër kurator i kësaj ekspozite, Edison Ceraj.
Këto veprime na çojnë të kuptojmë dhe zbërthejmë marrëdhënien e komplikuar ndërmjet “të jetosh” dhe “të ekzistosh”. Ekspozita qëndron e hapur në “Galerinë Fab”.
Top Channel