Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi deklaroi në Open se ajo do të zbatojë dekretin e Presidentit për çdekretimin e 30 qershorit dhe do të ndalojë që ambjentet e bashkisë të përdoren për zgjedhje.

Ademi u ka bërë thirrje autoriteteve që i kanë kujtuar përballjen me drejtësinë që të mos shantazhojnë të zgjedhurit vendor.

E pyetur nga Alban Dudushi se me ç’të drejtë i ndërhyni KZAZ-së, Ademi tha se ka vepruar në tagrin e kryetares së bashkisë me përgjegjësinë që ka në respektim të ligjit.

“Unë kam vepruar me tagrin si kryetare, dhe jo me vulë partiake, po në baze të ligjeve me nivel vendor. Bashkia Shkodër respekton çdo ligj e dekret si dhe kodin zgjedhor”, tha ajo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA