Turistët “pushtojnë” Venecian; 2.2 milionë vizitorë zgjedhin të kalojnë natën në qytet

17/06/2019 10:48

Me shume se 36 milionë turistë të huaj e vizituan Venecian në 2017-tën, një rritje kjo me gati 10% krahasuar me vitin paraardhës. Të ardhurit padyshim e nxisin ndjeshëm ekonominë e qytetit lagunë, por ata janë në të njëjtën kohë edhe kontribuesit kryesorë të problemit më të madh të Venecias: Mbipopullimi.

Nga muaji prill deri në tetor, rreth 32.000 anije pasagjeresh zbarkojnë në Venecia çdo ditë, sipas autoritetit portual. 465,100 turistë ditore e përkeqësojnë edhe me shumë kaosin e shkaktuar nga mbi 2,2 milionë turistët që zgjedhin ta kalojnë natën atje.

Shumë venecianë mendojnë se shansin për të përjetuar një eksperiencë të veçantë në qytetin e tyre të bukur duhet ta kenë të gjithë, por fluksi i pareshtur i të huajve e shkatërron këtë përvojë për të gjithë.

Edhe vetë anijet turistike i kanë shkaktuar dëme të mëdha lagunave dhe kanaleve të famshme të Venecias, e në jo pak raste, janë regjistruar edhe përplasje me mjete të tjera lundruese.

Vizitat e shkurtra ne qytetin me një infrastrukturë që nuk e lejon këtë lloj kapaciteti, dhe mundësitë e lira që krijon Airbnb, i kanë përkeqësuar kushtet e jetesës për vendasit, disa prej të cilëve kanë zgjedhur të shpërngulen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA